- internet
- [in·ter·net || 'intënet] internet (Emri Internet rrjedh nga shkurtesa e fjalëve angleze ( Inter national Net work-Internet ).Interneti paraqet rrjet global kompjuterik që bashkon (lidh) rrjete më të vogla kompjuterike, të cilat me ndihmë të protokolit komunikues TCP/IP shkëmbejnë të dhëna dhe informata. Numri i rrjetave të këtilla rritet nga dita në ditë; ato lidhen përmes internetit, më së shpeshti me lidhje kablovike ose satelitore. Interneti mund të përshkruhet si një oktapod me miliona krahë, ku secili krah ka grabitur nga një oktapod më të vogël, që i simbolizon rrjetet e lidhura me internet. Numri më i madh i këtyre oktapodëve të vegjël, mbajnë oktapodë edhe më të vegjël, që simbolizon nivelet e ndryshme të lidhjeve brenda rrjeteve. Interneti mund të definohet edhe si tërësi e kompjuterëve nga e gjithë bota, që dërgojnë, pranojnë dhe regjistrojnë informata, ose thënë shkurtimisht, komunikojnë mes vete. Qasjen në internet anembanë botës e mundësojnë burime të ndryshme: univerzitete, organizata qeveritare, institucione ushtarake, kompani të mëdha dhe firma tjera, që në esencë mundësojnë shfrytëzim të shërbimeve në internet.Interneti paraqet thesar të vërtetë të informatave nga fusha të ndryshme (biznes, politikë, shkencë, art, sport, etj.), sasia e të cilit zmadhohet dita-ditës. Interneti vizitohet shpesh, ku shfrytëzuesit gjejnë informatat e nevojshme, edukohen, bisedojnë, diskutojnë, lexojnë botime elektronike të revistave dhe librave, blejnë, e kështu me radhë.Interneti mundëson shërbime të ndryshme, mes të cilave më të njohura janë: veb (shkurtesë për World Wide Web, WWW ), posta elektronike (anglisht, e-mail ), IRC ( Internet Relay Chat ), e të tjera.Rrjetet kompjuterike janë rrjete të kompjuterëve të lidhur mes vete. Ekzistojnë më shumë lloje rrjetesh. Rrjetet lokale LAN ( Local Area Network ) janë rrjete kablovike kompjuterësh, që gjenden në një laboratori (klasë) ose në laboratori të afërta. Për dallim nga këto, rrjetet WAN ( Wide Area Network ) janë rrjete që ndërlidhin kompjuterë, pa marrë parasysh distancën gjeografike mes tyre. Rrjetet kompjuterike shfrytëzojnë metoda të shumta për ndërlidhje, nga rrjeti standard telefonik, e deri te lidhjet e shpejta e të sofistikuara optike.* * *internet
English-Albanian dictionary. 2013.